Nuk është e vërtetë se “Brima Gallup” nuk ka kryer sondazh për rejtingun e partive

Burimi: KriThink

Recension: Brima Gallup nuk ka kryer sondazh fare, LSDM-ja “udhëheq” vetëm në sondazhet jo-ekzistuese]

Artikulli që e recensojmë përhap informacion të rremë, duke cituar pretendime dhe deklarata nga vetëm njëra palë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Brima Gallup nuk ka kryer sondazh fare, LSDM-ja “udhëheq” vetëm në sondazhet jo-ekzistuese

Data dhe koha e publikimit: 6.7.2020

Data e recensionit: 7.7.2020

Recenzues: Ana Anastasovska

Teksti përcjell pohime të cilat gazetari Goran Momirovski i ka paraqitur në emision“Flij nëse mundesh” në televizionin Alfa. Me këtë rast, ai pretendon se “Brima Gallup” fare nuk ka kryer sondazh për disponimin e votuesve para zgjedhjeve, dhe kjo është arsyeja pse edhe titulli i artikullit thotë qartë se”LSDM-ja udhëheq vetëm në sondazhe jo-ekzistuese”.

Momirovski e ka kontaktuar drejtorin e Brima Gallup në Maqedoni, i cili mohoi se një sondazh i tillë ishte kryer fare.

“Nova TV publikoi një sondazh të Brima Gallup sipas të cilit LSDM-ja dhe BESA janë në avantazh, dhe ai kishte një shifër fantastike prej 6.2 përqind. Nëse ndiqet ligji, për shkak të këtij publikimi në TV Nova, kundër tyre duhet të ngrihet akuzë adekuate sepse nuk e kanë respektuar nenin 73 të Kodit Zgjedhor. Këtë sondazh nuk e ka porositur askush, as e ka paguar dikush sondazhin, as nuk ka informacion se sa është mostra, se kush e ka realizuar sondazhin, vetëm thuhet Brima Gallup dhe çdo gjë tjetër është propaganda klasike se LSDM-ja dhe BESA-ja së bashku udhëheqin me 6.2 përqind. Dhe tani vijmë në thelb të skandalit, ky sondazh u publikua nga rreth 20 media dje, ne në publikimin në ueb-faqen e televizionit Alfa, e publikuam dhe për këtë iu referuam mediave të para që e publikuan atë. Mediat e para që e publikuan ishin “A1 ON”, “Lokalno”, “Centar”, “Brif”, ja edhe “NOVA TV” dhe të gjithë e publikuan praktikisht në të njëjtin moment. Nuk ka detaje askund. Sot bisedova me njeriun në Brima Gallup që është përgjegjës për hulumtime, zotëri Gjorgji Kimov, paraprakisht kisha problem për ta gjetur, u përpoqa të marr në telefon zyrën e “Brima Gallup” ku askush nuk lajmërohej. Majde komunikova me drejtorin rajonal të Brima Gallup në Sofje, i cili më shpjegoi se ky ishte një projekt lokal dhe se përgjigjet duhet t’i kërkoj atje. Në fund, unë nuk munda ta kontaktoj z. Jakimovin, por ai më shkruajti në Viber, për të më thënë se sondazh nga Brima Gallup nuk është publikuar”, tha Momirovski.

Është e vërtetë se në sondazhin e publikuar fillimisht në A1 ON nuk ishte theksuar se kur është realizuar sondazhi, kush është porositësi dhe sa të anketuar janë anketuar.

Mirëpo, në ditën kur u publikua sondazhi, më 05.07.2020, nga “Brima Gallup” pasdite dërguan korrigjim ku thuhej:

Në publikimin e A1 ON të datës 5 korrik 2020 në lidhje me sondazhin e realizuar të opinionit publik nga BRIMA thuhet: “Sondazhi i agjencisë BRIMA GALUP dhjetë ditë para zgjedhjeve tregon……..” që mund të çojë në përfundimin se sondazhi është realizuar këto ditë.

Ne duam ta korrigjojmë këtë informacion: hulumtimi është kryer në periudhën 5-14 qershor 2020, me sondazh përmes telefonit, me mostër përfaqësuese kombëtare të popullatës 18+ vjeç me N=1174 të anketuar”.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button