Angelov organizon referendum kundër Talat Xhaferit

Ashtu si që kishte paralajmëruar, Stojanço Angellov nga partia “Dinjiteti” e cila në antarësi ka ish anëtarë të forcave të sigurimit maqedonas paralajmëroi sot se do të mbledh 150.000 nënshkrime për referendum, kundër emërimit të ish ushtarëve të UÇK-së për ministra në Qeverinë e Maqedonisë në  ministrinë e mbrojtjes, ministrinë e punëve të brendshme dhe atë të drejtësisë.

“Shqiptarët të cilët dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne maqedonasit, le ti ardhurojnë sa të duan ballistin Xhemë Hasën, ideologun e UÇK-së Adem Jasharin, komandantin e UÇK-së Ramush Haradinajn ose komandantin e UÇK-së Talat Xhaferin. Por nëse ata vërtetë na respektojnë, nëse vërtetë e duan shtetin tonë të përbashkët, nëse vërtetë dëshirojnë të jetojnë në paqe me maqedonasit, duhet ta dinë se eksponimi i këtyre personave e irriton shumicën e qytetarëve maqedonas”, deklaroi Stojanço Angellov.

Pas emërtimit të Talat Xhaferit si ministër i mbrojtjes, nuk ndalen reaksionet e kësaj partie duke theksuar se ish ushtari i UÇK-së nuk mund të udhëheq me këtë dikaster. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button