fbpx

Eko-autobusët e rinj të NQP nga dje u përfshinë në transportin publik në Shkup

Të premten autobusët e rinj me gazit të NQP-Shkup, prodhim i kompanisë gjermane MAN, filluan të qarkullojnë në linjat e qytetit në Shkup. Autoritetet njoftojnë se shoferët që i drejtojnë autobusët e rinj në linjat 2, 5, 15 dhe 57, kanë kaluar trajnim profesional nga shofer i certifikuar nga Kroacia.

“Autobusët e rinj janë me efikasitet energjetik, në përputhje me tendencat më të fundit teknologjike në industri dhe plotësojnë standardet e emetimit të Euro 6. Ky lloj autobusi është shpallur  eko-autobusi i vitit 2016 në Evropë, ndërsa në Gjermani e mban shenjën “Engjëlli i kaltër”. sepse lëshojnë konsiderueshme më pak CO2 dhe pothuajse nuk e ndotin fare ajrin “, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, transmeton Meta.mk.

Një eko-autobus kursen deri në 25,000 euro karburant në vit, pra krahasuar me konsumin e autobusëve të vjetër me naftë, këto autobusë konsumojnë pothuajse dy herë më pak karburant, gjë që do të zvogëlojë edhe më shumë shpenzimet e NQP e në të njëjtën kohë do të zvogëlojë ndotjen e mjedisit përmes shkarkimit të gazrave.

Qyteti i Shkupit informon se autobusët kinezë me naftë që janë blerë 8 vjet më parë kushtojnë shumë dhe prishen çdo ditë, dhe NQP ka pasur një problem prej vitesh për shkak të mungesës së një përfaqësuesi të autorizuar në vend, e me atë mungesë e shërbimit dhe mirëmbajtjes teknike.

Eko-autobusët e rinj të NQP

Për pasagjerët, autobusët e rinj do të nënkuptojnë komfor më të madh gjatë udhëtime, duke marrë parasysh faktin se numri i vendeve për t’u ulur dhe për të qëndruar në këmbë në këto autobusë është më i madh se autobusët dykatësh kinez. Eko-autobusët prej dy pjesësh që filluan të funksionojnë sot mund të marrin pothuajse dy herë më shumë pasagjerë sesa autobusët kinezë.

“Për dallim nga autobusët e mëparshëm të prokuruar nga menaxhmenti i vjetër, për të shmangur problemet e mirëmbajtjes, këtë herë çmimi i secilit eko-autobus të ri MAN përfshin mirëmbajtjen e autobusëve si ndërrimi i vajit, filtrave dhe defektet që mund të rregullohen lehtë në periudhën e garancisë 3-vjeçare, si dhe vegla për qëllime të veçanta për shërbimin dhe mirëmbajtjen e autobusëve, që janë bërë nga materiale speciale (kombinimi i plastikës, aluminit dhe çelikut inoks). Një autobus i dyfishtë kushton 334.500 euro, ndërsa njëpjesësh 268.900 euro, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Eko-autobusët e rinj të NQP

Për momentin, 25 eko-autobusë të rinj me gaz po qarkullojnë në rrugët e Shkupit, nga të cilat 20 janë njëshe dhe 5 të dyfishtë, ndërsa gjatë muajit do të mbërrijnë 8 autobusët e mbetur, të cilat janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Qyteti për blerjen e 33 eko-autobusëve me dysheme të ulët. Autobusët njëpjesësh do të kenë kapacitet prej 85 pasagjerëve ndërsa ato dyshe 149 pasagjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button