Londra nuk do të marrë pjesë në programin europian për vaksinat

Britania e Madhe theksoi se nuk do të merrte pjesë në programin e Bashkimit Europian, nga ku u largua në fund të janarit, në kuadër të furnizimit me vaksina potencialisht efikase kundër koronavirusit të ri.

“Komisioni Europian ka konfirmuar se nuk është e mundur për Britaninë e Madhe të vazhdojë paralelisht negociatat me furnizuesit potencialë të vaksinave”, nënvizoi ambasadori britanik në BE, Tim Barrow, në një letër drejtuar ekzekutivit europian.

“Përveç se duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të blerë vaksina, Londra gjithashtu nuk do të ketë më fjalën e saj për të thënë mbi kushtet e blerjes së vaksinave, në veçanti çmimi, vëllimi dhe koha e shpërndarjes”, shtoi ai.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock nënvizoi gjithashtu për “Times Radio” se Britania e Madhe ishte më përpara se BE përsa i përket negociatave me prodhuesit e vaksinave, transmeton ATSH.

Vendi ka mbështetur me miliona stërlina përpjekjet e studiuesve britanikë në kërkimet botërore të një vaksine, veçanërisht studiuesit e “Imperial College de Londres” dhe të Universitetit të Oxford-it në bashkëpunim me grupin farmaceutik britanik AstraZeneca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button