Elon Musk bëhet njeriu i shtatë më i pasur në botë, kapërcen Warren Buffet

Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Tesla’, Elon Musk, kapërceu Warren Buffet, duke u bërë personi i shtatë më i pasur në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasuria e Musk u rrit me 6 miliardë dollarë të premten, pasi aksionet e ‘Tesla’ shënuan një rritje prej 10.8 për qind, ndërsa vlera e saj e tregut është 286.6 miliardë dollarë.

Musk zotëron 20.6 për qind të aksioneve ‘Tesla’, të cilat prekin vlerën prej 60 miliardë dollarëve, ai gjithashtu është edhe aksionari kryesor i kompanisë ‘SpaceX’.

Pasuria e Buffet ra këtë javë, pasi i njëjti i dhuroi për bamirësi rreth 3 miliardë dollarë të aksioneve të kompanisë ‘Berkshire Hathway’ –  pjesë e planit të tij për t’ia dhuruar sipërmarrjeve filantropike pjesën më të madhe të pasurisë së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button