Presidenti amerikan Donald Trump i ul dënimin mikut të tij Roger Stone

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten se ia zbirit dënimin mikut të tij Roger Stone, i cili do të shpenzonte gjithsej tre vjet dhe katër muaj në burg për krimet që lidhen me hetimin e Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi se Stone ishte viktimë e hetimit “Rus Hoax”.

“Roger Stone tashmë ka vuajtur shumë”, thuhet në deklaratë.

“Ai trajtua padrejtësisht, si shumë të tjerë në këtë rast.Roger Stone tani është një njeri i lirë”, njofton kumtesa.

Stone 67 vjeç, u shpall fajtor  në muajin nëntor të vitit 2019, për pengimin e një hetimi të kongresit, që dyshohet se fushata Trump bashkëpunoi me Rusinë për të fituar zgjedhjet e vitit 2016. Me këtë rast ai u dënua në muajin shkurt me 40 muaj burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button