Strugë, sanksione ndaj taksistëve të egër

Tolerncë zero dhe një qasje penalizuese paralajmërojnë vendorët ndaj shërbimit taksi të palicencuar i cili prej vitesh ka qënë shumë prezent në Strugë, dhe me të padrejtë ka penalizuar atë legalin.

Nga Komuna e Strugës thonë se tashmë me vendimin e fundit të Këshillit komunal licencimi i një makine taksi nga 28 mijë zbret në 15 mijë denarë për katër vite. Ky vendim sipas vendorëve u morë në funksion të asaj që të stimulohet legalizimi e të gjithë atyre që këtë shërbim e kanë ofruar në mënyrë ilegale, njofton Strugalajm.

Sanella Gogoska inspektore komunale e ngarkura për transportin potencon se pas këtij ndryshimi të çmimit të licencimit, Komuna e Strugës nuk do të tolerojë asnjë individ apo kompani që të ofrojë shërbimin taksi pa qenë të licencuar .

Sipas Gogoskës tashmë situata duhet të jetë e qartë sepse të gjithë ata që do të refuzojnë licencimin rrezikojnë konfiskimin e makinave përgjithmonë ashtu sic e parashikon ligji.

”Pas këtij vendimi që pritet të hyj në fuqi në javën e ardhshme më nuk do të ketë hapësirë për tolerancë sepse cmimi i licencimit tashmë është simbolik dhe I pranushëm.Në të kundërt ligji do veproj dhe të gjithë ata që nuk duan të licencohen rrezikojnë të mbeten pa makinat e tyre ”përfundon Gogoska .

Kriza dhe papunësia e ka bërë të vetën edhe në Strugë ,ku të gjithë ata që kanë vërshtërsi punësimi dhe disponojn të paktën një makinë në të shumtën e rasteve përfundojnë në shofer taksie.Mirëpo kjo dukuri ka ngjallur shqetësim te kompanit dhe firmat e licencuara të shërbimit taksi të cilat ankohen se po konkurohen në mënyrë të paligjshme .

Ndërkohë ata të cilët punojnë në të zezë tregojn se janë në të shumtën e rasteve raste sociale dhe janë të detyruar të punojn në këtë mënyrë për arsye të vështirësive financiare që kanë në familje.Në Strugë sipas informacioneve të marra në pushtetin vendor rezultojn rreth dyzet makina taksi, ndërkoh numri i makinave që ofrojn këtë shërbim në rrugët e qytetit është shumë i madhë dhe shkon në qindra të tilla.

Taksistët e licencuar ankohen se janë pre e një konkurence jo luajale e cila po i dëmton në vazhdimsi dhe po ndikon në falimentimin e shpejt të tyre,ata kërkojn nga organet kompetente të ndërrmarrin masa për mbrojtjen e tyre ,sepse në të kundërtën do të detyrohen që edhe ato të mos rinovojn licencat apo më keq fare të mbyllin aktivitetin.

Ndërkoh pavarsisht vullnetit verbal nga inspektorati komunal i qarkullimit rrugor, situata në teren është e tillë që pjesa më e madhe e makinave taksi në rrugët e Strugës zhvillojnë aktivitetin në mënyrë të jashëtligjshme dhe kjo gjendje vazhdon për shumë kohë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button