Dita e katërt e protestave në Beograd: Protestuesit rrëzuan gardhin para parlamentit, dëbuan gazetarët

Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe në ditën e katërt në mbrëmjen e së premtes kur protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit serb, respektivisht zhvendosën atë tek shkallët e ndërtesës ku dhe ndezën pishtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u tubuan para parlamentit serb në ditën e katërt me radhë kundër masave të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Siç raporton gazetari i AA-së, në Beograd të premten mbrëma ishte qetë deri në orën 21:15, por më pas protestuesit rrënuan gardhin para parlamentit dhe depërtuan në shkallët e ndërtesës.

Protestuesit të cilët kaluan gardhin dëbuan edhe gazetarët dhe kameramanët para hyrjes së ndërtesës, me qëllim që t’i pengojnë të regjistrojnë atë që ndodhte atje.

Para parlamentit nuk kishte forca policore, ndërsa kordoni i sigurisë u formua pasi protestuesit rrënuan gardhin.

Protestuesit po ashtu hedhnin pishtarë, gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë.

Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency
Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency
Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency
Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency
Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency
Protesta në Beograd, foto Anadolu Agency

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button