Do të renovohet stacioni i trenave në Shkup

Ministria për financa ka paralajmëruar tender që do të ketë për qëllim blerjen dhe instalimin e pajisjeve me qëllim të rekonstruimit dhe avancimit të stacionit hekurudhor në Shkup.

Sipas marrëveshjes, është paraparë blerje dhe instalim i pajisjes për renovim të elementeve kryesore të stacionit hekurudhor, duke përfshirë edhe televizion intern, sistem për informim të udhëtarëve, sistem për udhëheqje, sistem për kontroll të qasjes, rregullim strukturor i kabllove dhe sistem të biletave.

Tenderi do të jetë në dy pjesë ndërsa mjetet për këtë tender janë nga fondet IPA të BE-së. Tenderi do të shpallet jo më herët se më 12 mars. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button