Zaev: “BDI-ja nuk vlen as për pesë para”

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev reagoi për audio incizimin e publikuar sot. BDI nuk vlen pesë para në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u inçizua biseda e publikuar sot, ka shkruar Zaev, transmeton Alsat.

“Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Më 27 prill 2017, duke rrezikuar jetën time në mbrojta jetën e Talat Xhaferit. Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit. I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e inçizuar. Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin”, thuhet në reagimin e Zoran Zaevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button