Gjykata shqiptoi masën e paraburgimit për për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Pançevski

Gjykata e Velesit vendosi sot masën e paraburgimit për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Ky informacion u botua nga Koalicioni Gjithë për gjykim të drejtë. Paraburgimi u shqiptua për të siguruar praninë në gjykimin për çështjen “AKMIS”, transmeton Fokus.

Pançevski nuk u paraqit në seancën e sotme dhe as mbrojtësi i tij nuk ishte i pranishëm. Gjyqkimi i kësaj lënde për abuzim me sistemin AKMIS është dashur të fillojë në vjeshtë, por deri më tani ky gjyq nuk ka filluar me seancën kryesore.

Përndryshe, Pançevski akuzohet edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë shfrytëzimit të sistemit AKMIS. Ai mund të dënohet prej 6 muaj deri në 3 vjet burg nëse shpallet fajtor se e ka shpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar duke shpërndarë lëndë gjyqësore në mënyrë manuale, gjegjësisht duke mënjanuar përdorimin e sistemit AKMIS.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

LEXO më shumë: AKMIS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button