Komuna e rrënoi bazën e betonit të këshilltarit të BDI-së, Nefi Useini

Komuna e Ohrit sot filloi rrënimin e bazës së betonit të këshilltarit të BDI-së në Ohër, Nefi Useini, transmeton Portalb.mk. Makineritë e ndërtimit të angazhuar nga Komuna, kanë filluar me vinç të largojnë ndërtimet e egra nga bregu i Liqenit të Ohrit, në vendbanimin Daljan.

Sipas komunës, ky ndërtim nuk ka asnjë lloj leje për ndërrim. Ky aksion që ka filluar sot, do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, premtojnë nga komuna.

Komuna e Ohrit tash e një vjet ka filluar fushatën për rrënimin e objekteve pa leje, pas rekomandimeve nga UNESKO. Në këtë fushatë të rrënimin, janë përfshirë shumë objekte të këshilltarit Useini.

Ai vitin e kaluar, i këshilloi gazetarët që të mos merren me ndërtimet e tij të paligjshëm në sheshin “Çinari” në Ohër, por të interesohen për ndërtimet tjera të paligjshme. Useini kishte theksuar se, në rast se komuna vendos për ta rrënuar objektin e tij, atëherë do të duhet të rrënohen edhe restorantet buzë liqenit, si dhe të gjitha 1401 objekte tjera që sipas tij janë pa leje.

LEXO: Useini për objektet pa leje në Ohër: Nëse shteti i rrënon të gjitha, unë timin e rrënoj vet
LEXO: Useini kërkoi nga gazetarët të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në qendër të Ohrit
LEXO: Nefi Useini rrah edhe një profesor, reagojnë partitë opozitare
LEXO: Profesori Iljazi: Nuk është çështja se si jam rrahur, por të zgjidhet problemi i ilegalitetit
LEXO: Ohri ka afat deri në shkurt që të përballet me ndërtimet e paligjshme, ose do të bëhet zonë e rrezikuar e UNESKO-s
LEXO: Ndërtimet ilegale e rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO
LEXO: RMV, Qeveria i obligoi institucionet të veprojnë sipas rekomandimeve të UNESKO-s që Ohri mos të humbë statusin e mbrojtur
LEXO: Zhbogar: Do të ishte dëm i madh nëse Ohri e humb statusin në UNESKO
LEXO: Duraki: Jemi të vetëdijshëm për kritikat e UNESKO-s për Ohrin, nëse gjejmë ndërtime pa leje, do të reagojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button