Mbytet në lumë kumanovari 51-vjeçar

Pesëdhjetë e një vjeçari Radovan S. nga fshati Cvetishnicë, mbrëmë është mbytur duke u përpjekur ta kalojë lumin Dllaboçicë.

Sipas njohurive të para, ai së bashku me D.S. nga fshati Dllaboçicë e kanë kaluar lumin, por në atë moment ka ardhur një sasi më e madhe e ujit. D.S. ka arritur të dalë nga lumi, ndërsa Radovan S. nuk ka arritur të shpëtojë.

Trupi i të ndjerit është gjetur sot në një largësi prej dy kilometrash nga vendi i ngjarjes.

Për shkak të terrenit të vështirë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësi speciale të Ministrisë për punë të brendshme që ta nxjerrin trupin nga lumi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button