Vidhen 11 laptopë në fshatin Dobërdoll në Gostivar

Policia ka njoftuar se nga shkolla fillore “Sali Lisi” në fshatin Dobërdoll të Gostivarit  janë vjedhur 11 laptopë.

Sipas MPB, vjedhësit kanë hyrë në shkollë nga dritaret në klasën e informatikës ku kanë grabitur kompjuterët. 

MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat për të zbardhur këtë grabitje. Grabitja e laptopëve në shkolla gjatë fundjavës ka ndodhur edhe në një shkollë të Hasanbegut në Shkup, me ç’rast janë vjedhur rreth 30 kompjuterë. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button