Isa Mustafa është infektuar me virusin korona

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Një njoftim të tillë kreu i LDK-së e ka dhënë përmes profilit të tij zyrtar në Facebook. Ai ka thënë se sot pasi ka përfunduar analizat ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Derisa ka treguar se ndien vetëm plogështi dhe jo ndonjë simptomë tjetër.

Mustafa ka treguar se anëtarët e tjerë të familjes nuk janë prekur nga virusi, derisa thotë se ditët në vijim do të jetë i izoluar.

“Të nderuar miq

Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar Mustafa.

Deri tani edhe disa deputetë të LDK-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa nuk dihet nëse kreu i LDK-së është infektuar si rezultat i kontaktit me ndonjërin prej tyre.

Kujtojmë se shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ditë më parë ka njoftuar se ishte infektuar me COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button