Vestminster: Të rinjtë si kandidatë për deputetë rrallë janë në pozita fituese

Mosha mesatare e deputetëve në zgjedhjet parlamentare është 42,54 vjet. Partia me kandidatë më të rinj ka moshë mesatare prej 32,3%, ndërkaq mosha më e lartë mesatare është te një parti – 53,2%. Kandidatët më të rinj edhe në këtë zgjedhje kanë 18 vjet, ndërkaq më i moshuari 87 vjet. Kjo janë një pjesë e gjetjeve të hulumtimit të ri të Fondacionit për Demokraci të Vestminster për pozitën e të rinjve në zgjedhjet parlamentare 2020, njofton Portalb.mk.

“Sipas hulumtimit, madje edhe kur të rinjtë janë të përfshirë në lista, pozitat e para me gjasa më të mëdha për të fituar, janë më pak të qasshme për ata. Sipas listave të kandidatëve, në 5 vendet e para janë 2,6 vjet më të vjetër se sa kandidatët e mëposhtëm. Njësia Zgjedhore me kandidatë më të rinj sipas mesatares është Njësia Zgjedhore 6 me 40,6 vjet, derisa me moshë më të lartë Njësia Zgjedhore 1 me 44,7 vjet”, informojnë nga Fondacioni Vestminster.

Prej atje sqarojnë se gjatë hulumtimit është parë se përfaqësimi i të rinjve te partitë politike në listat e kandidatëve në gjashtë njësi zgjedhore, partia politike me më shumë të rinj ka 38 persona të rinj prej 120 kandidatëve, ndërkaq vetëm 3 parti kanë ndarë 30 pozita për kandidatë të rinj nga 120 kandidatët e tyre. Përqindja e përfaqësimit të të rinjve në moshë prej 18 deri në 29 vjet në lista lëvizë prej 35% te partia me më shumë kandidatë, deri në 1,7% te partia që ka numër më të vogël.

“Edhe pse të rinjtë përbëjnë pjesë të madhe të popullatës dhe janë hallkë kyçe për qëndrueshmërinë e shoqërisë, ata shpesh herë janë të përfshirë në mënyrë disproporcionale në trupat politike të cilët i përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Mungesa e mundësisë për jetë kualitative rezulton me emigrim, pakënaqësi dhe apati. Për këtë përfshirja e të rinjve në proceset politike është parakusht për përmirësimin e mundësive për të rinjtë në vend, ndërkaq përfaqësimi i tyre në institucionet të cilat i paraqesin qytetarët është e rëndësishme për reprezentimin e tyre”, thonë nga Vestminster.

Pjesëmarrja e të rinjve është çështje komplekse me aspekte të ndryshme, vlerësojnë nga Fondacioni për Demokraci, por ashtu siç shtojnë, pak flitet për përfaqësimin e të rinjve në institucionet të cilat miratojnë vendime dhe në programet për partitë politike prej të cilave shpesh lindin politikat publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button