RDK mban konventën promovuese të kandidatëve më 2 mars

Rilindja Demokratike Kombëtare, Konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë komunalë, do ta mbajë më 2 mars 2013 (e shtunë) me fillim në ora 17:00 në Sallën universale në Shkup, njoftojnë nga kjo parti.
 
Në Konventë do të promovohen 15 kandidatë për kryetarë komune dhe kandidatët për këshilltarë në 26 komuna të banuara me shqiptarë.
 
Pas Konventës promovuese në nivel qendror, do të pasojnë edhe konventat promovuese të kandidatëve në nivel komunal. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button