Sonte El Clasico, trajnerët me replika dhe kundër replika

El Clasico ashtu si zakonisht fillon debatet, replikat dhe kundër replikat mes kampeve nga Madridi dhe Barcelona, të cilët komentojnë ndeshjen dhe atmosferën para saj. Nuk kanë munguar as trajnerët Murinho dhe Roura me deklaratat e tyre pë këtë takim.

Zëvendës-trajneri i Barcelonës, Jordi Roura, ka kërkuar nga arbitrat që të jenë “të padukshëm” në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, mes skuadrës së tij dhe Real Madridit që zhvillohet sonte në Camp Nou.
Jose Mourinho kritikoi Barcelonën në prag të ndeshjes së sotme të Kupës së Mbretit, duke thënë se Katalanasit flasin shumë për zyrtarët e ndeshjes.
Por Fabregas tash i është kundërpërgjigjur trajnerit kontrovers, duke thënë se Barcës nuk i pëlqen t’i diskutojë publikisht vendimet e gjyqtarëve.
“Si ekip neve nuk na pëlqen të ankohemi para shtypit. Ka gjëra të cilat duhet thënë, por ne gjithmonë i kemi thënë gjërat në fushën e lojës”, ka thënë mesfushori.
Ndeshja e sotme zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 21.00

Lajme të ngjashme

Back to top button