“Dasmë” në kohë pandemie, aktivistët e shënuan “martesën” e Virusit me Koronën

Gjatë ditës së sotme, disa aktivistë nga Tetova realizuan edhe një aksion lidhur me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë. Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave, të jenë të përgjegjshëm, solidarë, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin e Tetovës, njofton Portalb.mk

“Çiftet filluan të kurorëzohen pavarësisht shqetësimeve nga virusi korona. Pa respektuar asnjë protokoll për mbrojtje, në Tetovë, në dasma masive në oborret e shtëpive të tyre, çiftet filluan të vulosin dashurinë e tyre”, thonë aktivistët.

Ata në mënyrë simbolike sot në qendër të Tetovës shënuan martesën e çiftit të posa martuar Virusi me Koronën.

“Në dasmë janë ftuar mbi 300 mysafirë, të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska, për t’i mbajtur në dorë e jo në fytyrë, dhe të njëjtat të jenë të kombinuara me veshjet”, thonë me ironi aktivistët.

“Vallen ta luani si njerëz, virus nuk ka- atë e shpallën të vdekur”, shkruan në ftesën e dasmës e cila është e vendosur në qendrën e Tetovës.

“Le t’i lëmë festimet masive për disa kohë më të mira!”, porosisin aktivistët.

Ndryshe, Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar ose pikëllimin. Restorantet, të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave, janë mbyllur, dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button