Japonezët e kanë pasaportën më të fuqishme, mund të udhëtojnë pa viza në 191 vende, shtetasit e RMV-së në 124

Të dhënat e fundit nga një studim i kryer nga “Henley & Partners” për indeksin e e fuqisë së pasaportave në botë tregojnë se pasaporta më e fortë në botë për momentin është ajo japoneze, ashtu që ata të cilët e posedojnë mund të udhëtojnë lirshëm në 191 vende të botës. Vijon pasaporta e Singaporit me 190 destinacione pa viza, ndërsa vendin e tretë e ndajnë pasaportat e Koresë së Jugut dhe Gjermanisë me të cilat mund të udhëtohet lirshëm në 189 vende, njofton Portalb.mk.

Indeksi “Heney & Partners“ e tregon sa janë të hapura destinacionet botërore për pasagjerët nga e gjithë bota dhe rendit fuqinë e pasaportave të rreth 180 vendeve në bazë të mundësisë për të udhëtuar pa lëshimin e vizave ose lejeve. Renditja bëhet në bashkëpunim dhe në bazë të të dhënave unike të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, IATA, organizatë me bazën më të saktë të të dhënave për trafikun e pasagjerëve në trafikun ajror ndërkombëtar.

Në vendin e katërt në listë janë Italia, Finlanda, Spanja dhe Luksemburgu, me 188 destinacione për udhëtime pa kufizime, ndërsa në vendin e pestë janë pasaportat daneze dhe austriake, me 187 destinacione. I gjashti për nga forca janë pasaportat e Suedisë, Francës, Portugalisë, Holandës dhe Irlandës me të cilat mund të udhëtime në 186 vende pa viza ose dokumente të tjera e vendin e shtatë e ndajnë pasaportat e Zvicrës, SHBA, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Belgjikës me të cilat mund të udhëtohet në 185 vende pa kufizime. Në vendin e tetë renditen Greqia, Zelanda e Re, Malta dhe Republika Çeke ; shtetasit e këtyre shteteve mund të udhëtojnë pa vizë në 184 vende e në vendin e nëntë janë Kanada dhe Austria që mund të hyjnë lirshëm në 183 vende. “Vetëm” në vendin e dhjetë renditet pasaporta hungareze, për udhëtim në 181 vende pa viza.

Kjo listë “Henley & Partners” i përfshin edhe pasaportat nga fqinjët dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia renditet në vendin e 12-të me udhëtim në 180 vende, Kroacia është e 19-ta me 170 vende, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ne vendin e 47-të me udhëtime pa viza në 124 vende. Bosnja dhe Hercegovina renditet në vendin e 52-të me mundësi udhëtimi në 117 vende, ndërsa Serbia renditet e 40-ta me El Salvador dhe Honduras, pasaportat e të cilave mund të përdoren për të udhëtuar në 134 vende.

Përndryshe, me pasaportën e Maqedonisë në vitin 2018 ka mund të udhëtohet pa vizë në gjithsej 110 vende, gjithashtu sipas indeksit të “Henley and Partners”, që do të thotë se për dy vjet kemi arritur të “pasurojmë” listën me 14 vende të tjera në të cilat mund të udhëtohet pa viza.

Në fund të listës “Henley & Partners”, sipas nivelit të pranimit të pasaportës, gjenden: Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani, shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 32, 29, 28, përkatësisht në 26 vende në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button