John Carrew kalon në Inter

John Carrew është blerja më e re e Interit. Sulmuesi norvegjez ka mbërritur në Milano dhe pas vizitave mjekësore pritet të firmosë kontratën e re me klubin zikaltër. 

Dyshja e merkatos Branca dhe Ausilio ka gjetur akordin që pas ndeshjes me Cluj-in duke parë edhe dëmtimin e rëndë të Diego Militos. 

Për norvegjezin, ish sulmuesin e Aston Villas do të ketë një kontratë deri në fund të këtij sezoni me një rrogë prej 300 mijë eurosh plus bonuset, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Lajme të ngjashme

Back to top button