Saxhid Husiç mund të luaj për Shqipërinë

Zbulohet futbollisti sekret i Xhani De Biazit për ndeshjen me Norvegjinë. Ai nuk është Valdet Rama apo ndonëj tjetër. Quhet Sadzid Husiç luan në sulm dhe aktualisht është futbollisti i Zenit St Peterburgut. 

Është një nga të rinjtë më të mirë të Europës. Shqiptari që ka lindur në Austri, por që deri dje mund të luante me Bosnjën dhe tani ka vendosur për të veshur fanellën e Shqipërisë. Burime shumë pranë institucionit të futbollit bëjnë me një dije një fakt të tillë. Edhe pse është mbajtur e fshehtë duket se lojtari i ri i kuqezinjve do të jetë pjesë e Kombëtares që në ndeshjen me Norvegjinë. Të paktën kështu pohojnë shumë në federatë dhe të tjerë pranë futbollistit. 

Lojtari në fjalë është vetëm 21 vjeç luan me Zenit St Peterburg dhe është në pronësi të Realit të Madridit. Për momentin kushton rreth 25 milionë € dhe kërkohet nga skuadra si FC Barcelona, Red Bull New York, Grasshopers Club Zurih dhe Lazio. Gjithsesi më shumë se vlera duket se lojtari në fjalë është një nga djemtë më të talentuar të Bosnjës. Edhe pse ende nuk ka luajtur në një klub të madh, ai është një nga tre futbollistët që Edin Xheko sulmoi pak më parë. 

Husiç nuk ka pranuar që të luajë me Bosnjën por me Shqipërinë. Jo vetëm kaq. Në të gjithë intervistat e dhëna ai ka pranuar se tashmë do të luajë me kuqezinjtë sepse kështu e ndien. Para pak kohësh ka pasur edhe një replikë me Xhekon e Bosnjës që e pat sulmuar si tradhtar të vendit. Por vetë lojtari që luan në Rusi, pranon se është krenar që shqiptar nga Kosova dhe paçka se ka lindur në Austri ai do të luajë me kuqezinjtë. Madje që pas pak javësh kundër Norvegjisë. Mesa kuptohet ai do të jetë e reja e italianit për grumbullimin që do të nisë për ndeshjet e marsit. Ndërkaq mësohet se Xhani De Biazi e ka parë lojtarin disa herë dhe pritet që ai t’i çojë një ftesë në Rusi për ndeshjen me norvegjezët.

Do të jetë një surprizë e bukur për vetë lojtarin që është një nga talentet më të mëdha të Europës, por edhe për vetë kuqezinjtë. Xhani De Biasi kohë më parë e ka konsideruar si një nga talentet më të mira të Shqipërisë. Sa për informacion futbollisti ka qenë në Tiranë për arsye personale më 18 shkurt. Ndoshta për pasaportën…Ku i dihet. 

Lajme të ngjashme

Back to top button