Dy shtetas turk u arratisën nga karantinë shtetërore në Shkup me çarçaf të improvizuar si litar

Dy shtetas turq të moshës 22 dhe 24 vjeçare, njëri prej të cilëve kishte rezultuar pozitiv në koronavirus, u arratisën mbrëmë nga hoteli – karantinë shtetërore në Shkup me çarçaf të improvizuar si litar, kumtoi policia.

Nga MPB kanë njoftuar se të dy personat dyshohen nga policia për kontrabandë të migrantëve, por për shkak të testimit pozitiv me Kovid-19 tek njëri prej tyre, u dërguan në karantinë shtetërore.

“Më 08.07.2020 rreth orës 22:30 në SPB Shkup është raportuar se mes katit të parë dhe të dytë të dritares së hotelit – karantinë shtetërore në Shkup është vërejtur çarçaf, i cili ishte i lidhur si litar i improvizuar. Pas kontrollimit të dhomave nga punonjësit e policisë nga SPB Shkup, është konkluduar se A.J (22) dhe A.B (24), të dy nga Turqia, nuk ishin të pranishëm në dy dhomat, të cilët më 03.07.2020, në bazë të urdhrit, dhe në lidhje me veprën penale “kontrabandë të migrantëve”, nga Stacioni policor për inspektime kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodica, janë vendosur në karantinë shtetërore, për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 tek njëri prej personave”, kumtuan nga policia.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button