Belgjika ndaloi udhëtimet në Maqedoninë e Veriut për shkak të Kovid-19

Pas disa ditëve bisedime, Belgjika e publikoi listën e saj të destinacioneve të lejuara për qytetarët e saj, Maqedonia e Veriut nuk bën pjesë në to, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Me këtë Belgjika e ndjek edhe rekomandimin e Këshillit të BE-së i cili më 30 qershor publikoi rekomandim deri te 27 vende anëtare për hapjen e kufijve. Belgjika sot e kumtoi marrëveshjen përfundimtare.

Për Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se “numri i rasteve me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut fuqishëm dhe vazhdimisht po rritet. Gjendja epidemiologjike shumë u përkeqësua që nga fillimi i muajit qershor”.

Për shkak të kësaj, autoritetet belge vlerësojnë se për qytetarët e tyre udhëtimet jashtë BE-së, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut mbeten të ndaluara.

Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat janë në listën e bardhë të Këshillit të BE-së, Belgjika megjithatë vendosi se vetëm udhëtimet me “rëndësi thelbësore” janë të lejuara në këto vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button