fbpx

U regjistrua rasti i parë pozitiv me COVID-19 te të porsalindurit në Kosovë

Shoqata e Neonatologeve në Kosovë ka raportuar për rastin e parë me koronavirus te të porsalindurit, transmeton Koha.net.

Në një njoftim në Facebook, Burbuqe Skenderi, kryetare e kësaj shoqate, ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, ka shkruar ajo.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 4100 raste pozitive me koronavirus. 2063 janë shëruar e 86 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button