LSDM: Definitivisht nuk marrim pjesë në zgjedhjet lokale

Sekretari i LSDM-së, Andrej Petrov, sot edhe njëherë tha se LSDM do të bojkotojë zgjedhjet lokale sepse arsyeja për bojkot nuk ka qenë koha e pamjaftueshme për të dorëzuar kandidaturat, por sipas tij regjimi diktatorial i VMRO-DPMNE-së dhe puçi partiako-policor më 24 dhjetor.

“Branko Cërvenkovski, propozoi në emër të opozitës së bashkuar një plan konstruktiv dhe fer: Nëse në zgjedhjet lokale, listat e këshilltarëve komunalë të opozitës fitojnë të paktën një votë më tepër se koalicioni i VMRO-DPMNE-së, të organizohen zgjedhje të parakohshme. Por, pikërisht për shkak të frikës për t’u ballafaquar me vullnetin e qytetarëve, VMRO-DPMNE refuzoi këtë propozim”, ka deklaruar Petrov. 

Sipas tij, me propozimin e sotëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, vazhdon dhuna partiako-policore. 

Më herët edhe deputeti i LSDM-së, Igor Ivanovski tha se miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor me procedurë të shkurtuar nga ana e Qeverisë dhe që pritet i njëjti të diskutohet në seancë plenare sot në Kuvend pa praninë e opozitës është precedent i paparë në demokraci.

“Vazhdimi i afatit të dorëzimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale deri m 3 mars, pa prezencën e opozitës është precedent në demokracinë parlamentare. Është një gjë e cila deri më tani nuk ka ndodhur deri më tani. Kjo paraqet një përmbushje e deficitit serioz të funksionimit të demokracisë në vend” tha Ivanovski sot, trasmeton Plusinfo, në një panel diskutimi për demokracinë organizuar në Shkup nga Instituti “Fridrih Erbert” dhe “Progres” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button