Boki 13 ngriti padi ndaj 40 personave, kryesisht funksionarë dhe biznesmenë

Bojan Jovanovski-Boki 13 vazhdoi procedurën e dorëzimit të padive penale deri të Prokuroria Themelore Publike përmes avokatit të tij Sasho Dukovski, transmeton Portalb.mk.

“Me përgjegjësi pretendoj  se  ata nuk do të më ndalojnë  të bëj çfarë të duan për të aplikuar çdo metodë shantazhi dhe kërcënimi. Mund të më  ndalojnë vetëm nëse më privojnë nga jeta, përkatësisht  nëse ma marrin jetën time”, thotë Jovanovski në letrën të cilën e lexoi avokati i tij.

Ai sqaroi se përveç ndaj funksionarëve dhe biznesmenëve, ka ngritur padi edhe ndaj familjarëve të tyre. Paditë e ngritura lidhen me rastin “Reket” dhe “Reket 2”, ku ai tashmë është i dënuar, gjegjësisht i akuzuar.

Ndryshe, kjo është faza e tretë e dorëzimit të padive në Prokurori nga Boki 13. Ai së fundmi më 3 korrik kishte dorëzuar disa padi ndaj 30-tq qytetarëve, ndërsa herën e parë më 25 qershor, ku avokati sqaroi se “kallëzimet penale do të ngriten të paktën për disa vepra penale dhe atë para së gjithash për keqpërdorimin e pozitës zyrtaren dhe autorizimit, zhvatjes, mashtrimit, dhënies së dëshmisë së rreme, ndoshta torturë dhe mjekim të papërgjegjshëm…”. Ai pati sqaruar se Boki 13 e shfrytëzon nenin 273, që i mundëson çdo qytetarit të paraqet kallëzim penal për vepër penale.

Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh. Ndërsa, seanca e parë për rastin “Reket 2”, në të cilin të akuzuar janë Jasna MandiqBojan Jovanovski-Boki 13Frosina RemenskiMile Jovanovski dhe Hristina Blazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash” është shtyrë për më 21 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button