fbpx

SHGM i drejtohet Gjykatës kushtetuese për dëbimin nga parlamenti

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të diskutojë për ngjarjen e 24 Dhjetorit, kur u dëbuan me forcë nga Kuvendi përfaqësuesit e mediave.

Avokatët e SHGM-së, kanë deklaruar se në kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese, është theksuar se asnjë nga institucionet ku është ankuar Shoqata, nuk ka reaguar për të zbardhur ngjarjen e së “hënës së zezë”.

Pak kohë më parë, edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, është shprehur i pafuqishëm për të ndihmuar në gjetjen e përgjegjësisë për ndodhitë e 24 Dhjetorit, duke u deklaruar si jokompetent.

Lajme të ngjashme

Back to top button