RMV, Dyshohet se dy persona kanë ikur nga karantina shtetërore me ndihmën e çarçafit nga dritarja

Ministria e punëve të brendshme raportoi se dje në mbrëmje ka konstatuar se dy qytetarë nga Turqia që ishin në karantinë shtetërore në një hotel të Shkupit, kishin ikur, transmeton Portalb.mk.

“Më 8 korrik rreth orës 22:30 në SPB-Shkup, është paraqitur se në hotel-karantinën shtetërore në Shkup, ndërmjet katit të parë dhe të dytë është vërejtur një çarçaf i lidhur si litar”, raportojnë nga MPB-ja.

Ata sqarojnë se kanë kontrolluar dhomat dhe kanë konstatuar se në dy të dy dhomat mungojnë 22 vjeçari A.J. dhe 24 vjeçari A.B.

Ata akuzohen gjithashtu për “kontrabandë me migrantët”, derisa njëri prej tyre ishte pozitiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button