Opozita: Banorët fantomë të Resnjës nga Shqipëria morën kartona të kaltër

Opozita e bashkuar edhe sot protestoi para Ministrisë për shëndetësi, të cilën e quajtën vendi i punës së shefit të shtabit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.

Socialdemokratët përkujtuan për një skandal, i cili, sipas tyre, ka treguar se ky regjim që më herët, me keqpërdorime të ndryshme, dëshiron të manipulojë me vullnetin e votuesve. 

“Në fakt, para disa muajsh, pushteti aktual u kap se si në një adresë në Resnjë regjistron votues të rinj nga Prespa e Vogël. Edhe atëherë paralajmëruam se bëhet fjalë për korruptim të këtyre njerëzve, me çka atyre u mundësohet mbrojtje shëndetësore dhe sociale, ndërsa për kundërshpërblim do t’i marrin votat e tyre në zgjedhje. Deri te prokuroria publike në Manastir, që moti kemi dërguar fotografi dhe material dëshmues nga një notar i cili me të madhe i vërteton këto dokumente. Theksuam se kemi dyshim të bazuar se bëhet fjalë për manipulim, për shkak se nuk është logjike që një numër i madh personash të fitojnë vendbanim në adresën e njëjtë, në bazë të marrëveshjeve ku nuk ekziston as shuma e qirasë. Nga prokuroria akoma nuk ka asnjë përgjigje për këtë skandal”, tha Jani Makraduli, anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Makraduli, tregoi kartona të kaltër, të gjitha të dërguara në rrugën “Naum Veslievski” në Resnjë, me numra të adresave që nuk ekzistojnë.

“Banorët e Resnjës këto kartona të kaltër i gjejnë të hudhura nëpër komunë, për shkak se edhe vetë postierët nuk e dijnë se çka të bëjnë me adresat joekzistuese dhe emrat dhe mbiemrat për të cilët dëgjojnë për herë të parë. Të përkujtojmë, këto kartona të kaltër, që janë pjesë e përpjekjes për mashtrim zgjedhor, i paguajnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Pas gjithë asaj që ndodh në vend, shefi i shtabit zgjedhor të partisë në pushtet duhet të jetë i vetëdijshëm se asnjë fushatë zgjedhore nuk mund ta ndryshojë faktin se zgjedhjet e ardhshme lokale, që në fillim janë jolegjitime”, tha ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button