Miratohen ndryshimet, opozita ka afat deri më 3 mars të dorëzojë listat e kandidatëve

Kuvendi i Maqedonisë ndryshimet në Kodin Zgjedhor përmes të cilave edhe zyrtarisht shtyhet afati për parashtrimin e listave për këshilltarë dhe listës për kandidatë për kryetarë komunash. Këtë hap qeveria e ndërmori me qëllim të siç tha të bind opozitën që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 24 marsit. Ndryshimet parashohin shtyrjen e afatit deri më 03 mars dhe përfshijnë vetëm zgjedhjet lokale, të 24 marsit. Propozimet morën mbështetjen e partive të mazhorancës dhe partive politike opozitare PDSH dhe RDK.

****************************************************************************************
Me votim unanim të deputetëve të VMRO, BDI dhe PDSH ndryshimet në Kodin Penal u dorëzuan në fazën e dytë të komisioneve parlamentare, për t’u rikthyer më pas për miratim përfundimtar në seancë plenare. 

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti tha se me ndryshimet mundësohet shtyrja e afatit për kandidaturat në zgjedhjet lokale të 24 marsit për të marrë pjesë opozita në zgjedhje.

“Edhe ky parim, gjegjësisht këto ndryshime në Kodin Zgjedhor, do t’u mundësojë të gjitha partive politike që të shfrytëzojnë afatin e ri dhe deri më 3 mars në mesnatë, t’i dorëzojnë kandidaturat për kryetar komune dhe listat për këshilltarë komunalë”, ka deklaruar Bexheti. 

Paraprakisht në seancë të Qeverisë me procedurë urgjente është miratuar propozimi për ndryshime në Kodin zgjedhor dhe i njëjti u është dorëzuar sot në Kuvend.

Gordana Jankullovska, nga Komiteti ekzekutiv i partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE tha se në këtë seancë në rend dite do të jetë ndryshimet në Kodin Zgjedhor me anë të së cilave afati i dorëzimit të kandidaturave do të zgjatet deri më më 3 mars, ashtu si që propozoi VMRO dje.

“LSDM ka kërkuar shtatë ditë për të dorëzuar kandidaturat e tyre për këshilltarë dhe kryetar komune. Këtë e ka thënë në një deklaratë publike nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ne po ua mundësojmë këtë afat. Ne vlerësojmë se do të kishte rezultate pozitive sikur deputetët e LSDM-së të vinin sot në Kuvend dhe të votonin bashkërisht ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me të cilat jepet një afat i ri prej shtatë ditësh”, tha sot Jankullovska. 

Por LSDM dje ka refuzuar ofertën e Stavrevskit duke e cilësuar atë si hipokrizi, ndërsa pa votën e kësaj partie nuk mund të ketë as ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse është e nevojshme shumicë e votave. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button