COVID-19, Brazili shënon mbi 1 mijë viktima të reja, Meksika dhe India disa qindra

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.223 vdekje, në Meksikë 782 dhe në Indi 487, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 44.571 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.713.160 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1.223 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 67.964.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 341.365 raste dhe 16.788 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.020.901.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

– Meksikë, 782 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 782 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 32.796. Ndërsa me 6.995 raste të reja është rritur në 275.003 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 167.795 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

– Indi, 487 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 24.879 raste të reja duke e rritur në 767.296 numrin e rasteve ndërsa me 487 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 21.129 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 476.378 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button