Katër produkte që secila femër duhet t’i ketë

Me kaq shumë opsione, kur kozmetika është në pyetje, as femrat nuk e kanë fare të lehtë të përcaktohen se çfarë ju shkon më shumë për shtati dhe ku t’i shpenzojnë të hollat. Ja një listë e shkurtë, por shumë e domosdoshme dhe e rëndësishme, e cila për femrat është një “must have”.

Bojëkuqi

Pa marrë parasysh se a është ngjyrë vjollcë, kajsi, mjedër, a është në formë kremi apo të lëngshme, pudër, asgjë më shumë nuk mundet ta freskojë fytyrën tuaj më shpejt sesa bojëkuqi në faqet tua.

Korrektori

Nëse njollat e errëta, që ndryshe njihen si qeskat në sy, shenjat e tjera në fytyrë, apo ju mundojnë skuqjet nëpër fytyrë është, koha që të shndërroheni në një profesioniste të vërtetë në mbulimin e mangësive apo edhe të parregullsive që hasni me rastin e vënies së grimit. Le të jetë korrektori shoku më i afërt i bukurisë tuaj, asgjë nuk ka gjasa kundër kamuflimit kozmetik.

Kremrat për hapësirat rreth syve

Sytë janë pasqyra e shpirtit, por shpeshherë dinë t’ju tradhtojnë kur bëhet fjalë për tregimin e saktë të viteve tuaja. Edhe pse rrudhat janë të pashmangshme, mund t’i shtyni për një kohë që të mos theksohen së tepërmi, nëse i përmbaheni një regjimi parandalues të kujdesit të hapësirave përreth syve. Fillojani të përdorni krem për hapësirat përreth syve për të baraspeshuar linjat e bukura, për të zvogëluar fryrjen e qeskave në fytyrë. Për ta bërë fytyrën më të shkëlqyer dhe për ta nxirë atë.

Buzëkuqi i kuq

Njëjtë sikurse aroma e preferuar, secila femër duhet të ketë në disponim buzëkuqin e kuq për tri arsye:

1) është i përshtatshëm edhe kur jeni në një konferencë dhe për restorante;

2) kur ta keni vënë ju rrezatoni me vetëbesim;

3) buzët e theksuara në të kuqe do të theksojnë secilën gardërobë. Pa marrë parasysh se cilën nuancë do ta zgjidhni, ju do të jeni mbretëresha në të kuqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button