“Eco Guerilla”: Helmohen qytetarët nga premtimet e parealizuara për deponinë!

Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” nëpërmjet kumtesës sot thekson se më shumë se 15 vite Qeveria e Maqedonisë së Veriut premton zgjidhje për problemin me menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Pollogut, por ky problem ka mbetur i pa zgjidhur.

“Çmimin e këtij dështimi këto ditë e paguajnë qytetarët e Gostivarit, të cilët në kohë pandemie janë të detyruar të thithin ajër të ndotur, shkaku i zjarrit që digjet në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit. Qytetarët me të drejtë ankohen për helmimin masiv që bëhet nga paaftësia e qeverisë për të zgjidhur këtë problem të vjetër”, thonë nga “Eco Guerilla”.

Ata shtojnë se kërkesa e qytetarëve për t’u organizuar për mbrojtje nga ky helmim është e drejtë dhe legjitime, dhe “Eco Guerilla” i mbështet plotësisht që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe të drejtat e qytetarëve për organizim, duke respektuar masat për mbrojtje personale gjatë pandemisë!

“Qytetarët janë të lodhur nga premtimet e shumta të pa realizuara deri tani”, shtojnë në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button