LSDM dhe BDI premtojnë sundim të ligjit dhe drejtësisë, gjyqësor të drejtë dhe efikas

Të krijohet dhe ruhet një sistem gjyqësor, në Maqedoninë e Veriut, i pavarur që u ofron shërbime gjyqësore të paanshme të gjithëve dhe që është funksional në të gjitha aspektet organizative dhe operative. Një sistem gjyqësor efikas në punën e tij, që jep llogari për punën e vet, që është funksional dhe që u përmbahet standardeve më të larta të ndershmërisë, integritetit, kompetencës, profesionalizmit dhe transparencës, të gjitha këto premtime gjenden në programet parazgjedhore të partive politike BDI dhe LSDM, të cilat 3 vite ishin bashkë në pushtet, shkruan Portalb.mk

Ndonëse autoritetet gjyqësore hasin në probleme të thella në gjyqësorin e RMV, në programin e LSDM (në këto zgjedhje është në koalicion me Lëvizjen Besa), parti e cila qeveris tre vitet e fundit pretendojnë  sundim të ligjit dhe drejtësisë. Sipas tyre gjatë këtyre viteve qeverisje, kanë bërë përpjekje të  pastrojnë plotësisht sistemin e gruevizmit dhe mbetjet e tij në gjyqësor. Të gjithë forcën dhe energjinë e tyre do e investojnë në sjelljen e rendit, një herë e përgjithmonë. Të ndërtojnë shtet ku fajtorët dënohen dhe të drejtit përparojnë. Kjo parti synon që drejtësia duhet të fitojë në shtetin tonë sepse kjo rrugë do ta dërgojë shtetin përpara. Prandaj, ata premtojnë të punojnë në:

  • “Pastrim” efektiv dhe objektiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sepse, vetëm një gjykatës i ndershëm është një gjykatës i mirë.
  • Ne do të sigurojmë monitorim nga BE në çështjet e gjykatave të korrupsionit të lartë.
  • Ne do të prezantojmë një detyrim ligjor për të botuar dhe qasje publike te regjistrime audio të të gjitha seancave gjyqësore për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar.
  • Transparencë më e madhe e Zyrës së Prokurorit Publik.
  • Ne do të zvogëlojmë tarifat gjyqësore për ta bërë drejtësinë të arritshme për qytetarët.
  • Miratimi i një Ligji për Menaxhimin e lëvizjeve të lëndëve në Prokurorinë Publike.
  • Do ta ndalojmë abuzimin e sistemit të gjykatësve-porot.
  • Mbyllja e të gjitha “zbrazëtirave”, rishikimi i ligjeve përmes prizmit të keqpërdorimevetë së kaluarës.
  • Një sistem i besueshëm i rrathëve elektronik për personat në arrest shtëpiak dhe të dënuarve me arrest shtëpiak.

Programin e plotë zgjedhor të LSDM-BESA mund ta lexoni: KËTU

Nga partitë shqiptare, BDI, ajo që qeverisë, në pushtet afër dy dekada thuhet se qëllimi i qeverisjes së tyre duhet të jetë për:

  • Bashkimit Demokratik për Integrim do të imponon Vetingun si politikë që nënkupton kontrollin e dyfishtë të gjithsecilit që merr rolin e shërbyesit publik, çdo politikani, prokurori dhe gjykatësi në vend sepse integriteti i individit udhëheqës dhe i institucionit që udhëheq janë baza e një shoqërie të shëndoshë. Kontrolli i parë siguron integritet dhe transparencë maksimale të secilit pretendent dhe ushtrues detyre publike duke mbledhur, analizuar dhe botuar të gjitha informacionet dhe të dhënat për secilin pretendent dhe bartës aktual të funksionit publik në mënyrë që qytetarët ose organi që e propozon, zgjedh apo emëron bartësin e funksionit, të vlerësojë integritetin dhe dinjitetin e bartësit ose kandidatit duke ulur mundësinë për korrupsion, krim, keqpërdorim të detyrës dhe rrënim të autoritetit dhe imazhit të institucionit. Kontrolli i dytë nënkupton zbatimin e vetingut nëpërmjet të marrjes së masave institucionale pas konstatimit të parregullsive, mospërputhjes midis të ardhurave dhe pronës si dhe diskrepancave në karrierë gjatë kontrollit të parë ndaj kandidatëve dhe bartësve të funksioneve publike, prokurorëve dhe gjykatësve.
  • Zbatimit i sistemit elektronik në gjyqësor. Sistemi elektronik është një nga arritjet pozitive të gjyqësorit tonë. Si sistem i automatizuar mundëson shpërndarjen e lëndëve në gjykata, nga zbatimi i drejtë i së cilës ndikohet në paanshmërinë së gjyqësorit.
  • Përforcim të kapaciteteve kadrovike. Do të vazhdojmë të sigurojmë masa adekuate për përforcimin e kapaciteteve kadrovike në bazë të kritereve të përcaktuara ligjore të pavarura dhe profesionale që në momentin e pranimit të kandidatëve në akademinë e gjykatësve, përfundimin e akademisë, e deri në zgjedhjen e tyre si gjykatës ose prokuror.
  • Përforcimi i kushteve në veçanti kushteve profesionale për anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve.
  • Rritja dhe përforcimi i monitorimit të gjyqësorit dhe krijimit të një sistemi efikas në lidhje me përgjegjësinë e gjykatësve në bazë të parimit të transparencës dhe efikasitetit.
  • Përforcimi dhe avancimi i gjykatësve mbi bazën e sistemit meritor, por gjithnjë duke zbatuar obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Trajnimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Jemi për avokaturë, noteri dhe përmbarim cilësor. Profesionalizmi duhet të jetë kriter për vlerësimin e tyre në treg, e jo barrierat administrative.
  • Zgjidhje alternative të kontesteve. Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet në promovimin e masave të ndryshme të cilat ndihmojnë zgjidhjeve jashtëgjyqësore të kontesteve. Në këtë drejtim do të zhvillohen mekanizma për zgjidhje alternative të kontesteve si ndërmjetësimi dhe arbitrazhi. Instituti i ndërmjetësimit jo vetëm që do të jetë i obligueshëm, por do të përcaktohen kritere profesionale për të fituar licencë për ndërmjetës (mediator), me qëllim që të ndikohet në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit të ndërmjetësve(mediatorëve). Arbitrazhit duhet siguruar vendin adekuat në sistemin juridik.
  • Zbatim i duhur i kornizës ligjore. Në çdo raport të Komisionit Evropian për progresin e vendit, theksohet nevoja për zbatim të duhur të ligjeve të cilat janë në sistem. Ne do të angazhohemi në ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kornizës ligjore, por do të promovojmë edhe masat për ndëshkim në të kundërt.
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar. Bashkimi Demokratik për integrim do të vazhdojë të angazhohet për zhvillim të bashkëpunimit ndërkombëtar, jo vetëm me fqinjët por edhe më gjerë. Qëllim kryesor është që në rajon të mos ketë barriera juridike për pengim apo ngadalësim të qarkullimit te lirë. Gjithashtu, do të vazhdojë harmonizimi i sistemit juridik me burimet juridike të së drejtës evropiane, si dhe lidhja dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Programin e plotë zgjedhor të BDI-së mund ta lexoni: KËTU

Edhe partitë tjera që dalin në zgjedhje kanë premtuar gjyqësor të drejtë, efikas dhe transparent. Portalb.mk, në tekstin në vazhdim do t’i publikojë zotimet për gjyqësorin nga opozita e përbërjes së fundit parlamentare nga blloku shqiptar dhe maqedonas.

Ndryshe, më 15 korrik në vend  mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare, zgjedhjet e pesta të parakohshme parlamentare që nga pavarësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button