Kirsten Stewart dhe Rihanna shpallen si aktore më të këqija

Vazhdimi i fundit i sagës “Twilight” është shpallur filmi më i keq në ceremoninë e Razzie Awards, e cila ndan çmimet për veprat më të këqija kinematografike të vitit.

“Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2” ka fituar shtatë “Mjedra të arta”, duke përfshirë edhe çmimin për filmin më të keq dhe aktoren më të keqe, Kristen Stewart.

Pesë filmat “Twilight” kanë përfituar rreth tre miliardë dollarë nga shfaqjet e tyre nëpër kinema, ndërsa themeluesi i Razzie, John Wilson, ka thënë se më e keqja është se publiku amerikan po i pëlqen filmat e tillë.


Edhe regjisori më i keq u shpall nga ky film (Bill Condon), Taylor Lautner mori çmimin e aktorit më të keq në rol dytësor, pastaj ky fim ishte ribërja më e keqe, aty ishte edhe trupa më e keqe e aktorëve etj.

Këngëtarja Rihanna u shpall aktorja më e keqe në rol dytësor, për debutimin e saj në filmin “Battleship”, e cila është përshkruar si “një Rambo femër”.


“Ajo po ndjek hapat e Mariah Carey, Jennifer Lopez dhe Madonna – këngëtare që nuk dinë të aktrojnë, por paguhen miliona dollarë”, deklaroi John Wilson

Komiku Adam Sandler u shpall aktori më i keq i vitit për paraqitjen në filmin “That’s My Boy”, ndërsa i njëjti film fitoi edhe çmimin për skenarin më të keq.

Lajme të ngjashme

Back to top button