Parashikim shkencor: Sa raste të reja dhe sa viktima do të ketë nga koronavirusi i ri në vend në shtatë ditët e ardhshme

Instituti i shëndetit global në kuadër të Fakultetit të mjekësisë të Universitetit të Gjenevës dhe Qendrës shkencën e të dhënave në Cyrih, dje njoftoi parashikimet bazuar në algoritmet shkencore se sa pacientë të rinj me COVID-19 do të ketë në të gjitha vendet e botës, përfshirë Maqedoninë. Analizat bazohen në të dhënat e mbledhura nga Qendra evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (ECDC) dhe Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, shkruan Panacea.

Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve është agjenci e pavarur e Bashkimit Evropian, misioni i së cilës është forcimi i mbrojtjes evropiane kundër sëmundjeve infektive. Ajo u themelua në 2004 dhe ndodhet në Solna, Suedi.

Çfarë thonë parashikimet për shtatë ditët e ardhshme, bazuar në të dhënat nga këto dy burime.

Qendra evropiane thekson se deri më datë 14 korrik numri i rasteve të reja në ditë sa i përket vendit tonë do të jetë i trefishuar, me një ulje minimale deri të martën e ardhshme. Në javën e dytë të korrikut do të regjistrohen, midis 124 dhe 109 të sapo infektuar me COVID-19 çdo ditë. Nga mesi i javës tjetër, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri do të jetë 7 938.

Nga ana tjetër, numri i viktimave si rezultat i KOVID-19, sipas ekspertëve të EDCD, do të jetë pak më i ulët se ai i mëparshmi, dmth., ai do të shkojë midis 7 dhe 6 viktima në ditë. Sipas Qendrës, deri në mesin e javës tjetër, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi i ri mund të ishte 392.

Parashikimet e Qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve për numrin ditor të të infektuarve me koronavirus

Llogaritjet statistikore të Universitetit John Hopkins janë më inkurajuese këtë javë. Statistikistët amerikanë parashikojnë që në shtatë ditët e ardhshme në Maqedoni, në ditë do të infektohen midis 108 dhe 95 persona, kjo dmth që numri i të infektuarve do të bjerë pak.

Për dallim nga homologët e tyre evropianë, ata besojnë se nuk do të ketë më shumë se gjashtë ose pesë viktima në ditë në vend nga COVID-19. Kështu, deri të martën (14.07) numri i përgjithshëm i viktimave nga ky infeksion do të jetë 387.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button