Vendet ku qytetarët e RMV-së mund të udhëtojnë pa test për virusin korona

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të jenë të privuar nga liria e lëvizjes në shtetet e Bashkimit Evropian, kufijtë e të cilëve u mbyllën në mes të muajit mars me qëllim të parandalimit të COVID-19, apo të njohur si virusi korona. Shtetasit tanë janë të lirë të lëvizin vetëm në disa vende të rajonit, të cilat i hapën kufijtë njofton Portalb.mk.

Komisioni Evropian në mes të muajit pritet që ta rishikojë listën e vendeve të cilat e kanë të lejuar që qytetarët e tyre të udhëtojnë në BE. Në mesin e këtyre shteteve nuk gjendet Maqedonia e Veriut dhe të gjitha e vendet e rajonit, pos Serbisë dhe Malit të Zi.

Për t’u futur në këtë listë është e nevojshme që numri i të infektuarve në 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit, të jetë i njëjtë apo i ngjashëm me mesataren e BE. Njëkohësisht edhe lëvizjet e numrave të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit duhet të jenë stabile ose në rënie. Ndërkohë që të dhënat duhet të jenë të sakta dhe të qëndrueshme. Në Komisionin Evropian thonë se rekomandimet janë marrë për bazë tri elemente: gjendja epidemiologjike në një vend të tretë, mundësia e respektimit të masave higjienike gjatë udhëtimit dhe masat e reciprocitetit.

Deri më tani, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa u kërkuar teste në: Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Turqi. Në të gjitha shtetet tjera duhet që të interesohen për kushtet e hyrjes, gjegjësisht nëse u lejohet të hyjnë me test negativ ndaj virusit korona, por jo më të vjetër se 72 orë, ose e kanë të ndaluar hyrjen tërësisht.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë miratoi  propozimin e Komisionit për sëmundje infektive. Prej sot, për hyrjen në Maqedoninë e Veriut nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ky vendim nuk vlen për qytetarët e vendit. Kjo nënkupton se qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë këto katër vende dhe gjatë hyrjen në vend, të mos paraqesin test PCR

Deri tani në BE lejohet futja pa kurrfarë pengesash e personave që kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE, anëtarëve të familjeve të tyre dhe personave që kanë ndonjë leje qëndrimi në ndonjë vend të BE.

Atë që duhet të dinë udhëtarët është se lajmet për hapjen e kufijve vazhdimisht përditësohen dhe përpara se të vendosin për të udhëtuar në një vend të caktuar, fillimisht duhet të shohin në shtetin e tyre nëse ka fluturim apo transport për të udhëtuar deri në vendin e caktuar, por dhe t’i shohin kushtet cilat janë për të hyrë në atë shtet ku planifikojnë të shkojnë.

Në rast se vendosni të shkoni në një shtet të caktuar, gjithsesi vizitoni ueb-faqet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Jashtme, por edhe në ka ndonjë ueb-faqe specifike për pandeminë COVID-19 në atë shtet. Informata zyrtare mund të merrni edhe nga ueb-faqja e BE-së të cilën mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button