Vritet pronari i një këmbimoreje në Draçevë

Pesëdhjetë e pesë vjeçari Zoran Saçevski, pronar i këmbimore “Zolit Trejd” mbrëmë rreth orës 19:50 është gjetur i vdekur në rrugën “Sllavka Dimkova”, në lagjen Draçevë të Shkupit.

Siç informojnë nga MPB-ja, Zoranin e ka gjetur djali i tij T.S. (26), dhe ai ka pasur lëndim nga arma e zjarrit në tëmthin e djathtë.

Edhe pse e kanë dërguar në poliklinikën në Draçevë, ai megjithatë nuk ka mundur të shpëtojë dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes, me ç’rast është gjetur një gëzhojë nga arma e zjarrit, ndërsa me urdhër të Gjykatësit hetues trupi është dërguar për t’u bërë obduksion.

Policia akoma nuk ka informata se në çfarë rrethanash është vrarë pronari i këmbimore dhe se a bëhet fjalë për grabitje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button