Sot qeveria do të marrë hua të re prej 31 milionë eurosh

Duke marrë hua të re në terren të brendshëm, qeveria sot planifikon të sigurojë 31 milionë euro. Sipas prospekteve të ankandeve të nesërme të cilat i publikoi Banka Popullore, do të realizohen pesë ankande të ndara për letrat shtetërore me vlerë.

Qeveri tashmë publikoi dy ankande të bonove tremujore, një ankand të bonove gjashtëmujore, e do të shesë edhe dy kambiale, njëvjeçare dhe pesëvjeçare. Pjesa më e madhe e parave duhet të mblidhen nëpërmjet bonove tremujore.

Të mërkurën, në bazë të bonove të realizuara, shteti në sektorin real duhet të paguajë 28 milionë euro.

Në fillim të këtij viti, nëpërmjet huave të marra në terren të brendshëm, qeveria siguroi para që kryesisht përfundojnë për barazim të borxheve, gjegjësisht për pagesë të bonove të realizuara shtetërore. Sipas të dhënave të fundit që janë në dispozicion nga Ministria për financa, deri në fund të vitit 2012, borxhi i shtetit në terren të brendshëm, vetëm në bazë të bonove të thesarit ëdhtë 805 milionë euro. Saldoja e borxheve në fillim të vitit të kaluar ishte 373 milionë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button