Tekst i cili mund jetë shkruar nga kushdo, dëshmi për punësime partiake?

Burimi: Vërtetëmatës

Shkruan: Biljana Dimko

Teskti „A tregëtohet në Manastir me vendet e punës për vota?“ bazohet në një teskt, gjegjësisht një listë nga një autor i panjohur. Problemi kryesor me këtë dokument është se ai nuk është i besueshëm. Ky tekst si burim ka cituar publikimin në Twiter të Bitollski Seir, ku është publikuar një fotografi që përmban tekst në të cilin shkruan se ministrja aktuale e mbrojtjes dhe bartëse e listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 5, Radmilla Sheqerinska, në 5 korrik duhet të realizojë takim me Sonja Karapanecin, Sinisha Matevskin dhe Ice Damjanovkin bashkë me votues të LSDM-së të cilët janë të papunë e që duan që LSDM-ja t’i punësojë.

Mirëpo, nuk është bërë asnjë tentativë për t’i kontaktuar personat e lartëpërmendur dhe të merren deklarata nga ato. Kjo mund të ishte një nga mënyrat me të cilat do konfirmoheshin ose do të demantoheshin këto pretendime.

Përkundër asaj që pretendohet, në vetë dokumentin nuk ka asnjë shenjë, asnjë simbol të partisë LSDM, asnjë vulë, asnjë nënshkrim që do tregonte se vërtetë bëhet fjalë për dokument partiak. Ky tekst, si i këtillë, mund të jetë shkruar nga kushdo dhe si i tillë të publikohet, por nuk dëshmon asgjë. Përveç kësaj, në të janë bërë edhe shumë gabime drejtshkrimore.

Prandaj,  ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për spekulim, megjithatë nëse është ashtu, atëherë kjo duhet të theksohet, ashtu siç e kërkon Kodi Etik i gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button