Stratum: Për koalicionin LSDM dhe BESA 2 përqind më shumë votues nga koalicioni VMRO-DPMNE

Koalicioni qeverisës “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM dhe Lëvizja BESA do të kishte fituar me një diferencë prej 2 përqind në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, sipas sondazhit të fundit të agjencionit “STRATUM R&D”. Në pyetjen “Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 15 korrikut”? 25 përqind e të anketuarve zgjodhën koalicionin “Mundemi”, ndërsa 23 përqind do të votonin për koalicionin “Rimëkëmbja për Maqedoninë”, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.

Sipas këtij sondazhi, BDI do të fitonte 7 përqind të votave, ndërsa 5 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për koalicionin “Tash është koha”, të udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. 2 përqind e qytetarëve do të votonin për të majtën, ndërsa 1 përqind e të anketuarve u përgjigjen se do të votojnë për PDSH-në.

Sondazhi tregon se 11 përqind e të anketuarëve ende nuk e dinë se për cilën parti do të votojnë. Ndërkaq 16 përqind e qytetarëve thanë se nuk do të shkonin në votime, ndërsa 10 përqind e të anketuarve nuk pranuan të përgjigjen në pyetjen.

Një ndryshim i rëndësishëm në favor të koalicionit qeverisës të LSDM-së qëndron në pyetjen “Cila parti mendoni se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme?”. 31 përqind e qytetarëve mendojnë se do të jetë koalicioni i LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, ndërsa 27 përqind e qytetarëve u përgjigjen se do të fitojë koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Sidoqoftë, 71 përqind e qytetarëve thanë se nuk pajtoheshin që Maqedonia ishte e gatshme të propozonte një kandidat për kryeministër në baza nacionale.

Në zgjedhjet e ardhshme, do të votojnë me siguri 44 përqind e të anketuarve në sondazhin e zhvilluar nga “STRATUM R&D”, ndërsa opsioni “ndoshta po” u zgjodh nga 27 përqind e të anketuarve.

Sondazhi u realizua në periudhën nga 1 deri më 6 korrik 2020, si model përfaqësues prej 900 të anketuarve nga i gjithë territori i vendit, janë shpërndarë nga 150 në secilën njësi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button