Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të kenë test PCR për hyrje në vend

Vendimi që miratoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për paraqitje të testit PCR për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH, nuk vlen për qytetarët e vendit. Kjo nënkupton se qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë këto katër vende dhe gjatë hyrjen në vend, të mos paraqesin test PCR, kështu ka deklaruar për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

“Vendimi i Qeverisë vlen për shtetasit e 4 vendeve të rajonit, por jo edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Ata nuk kanë nevojë që të paraqesin test PCR, vetëm në rastin që një gjë e tillë të kërkohet gjatë hyrjes në Kosovë, Serbi, Mal të Zi apo BeH”, deklaroi Hoxha.

Qeveria mbrëmë miratoi  propozimin e Komisionit për sëmundje infektive. Prej sot, për hyrjen në Maqedoninë e Veriut nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

“Në seancën e 75-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një ndryshim në Vendimin për Masat për Parandalimin e Futjes dhe Përhapjes së COVID-19, me të cilin qytetarët e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës pas hyrjes në vendkalimin kufitar në territorin e RMV, do t’ju kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësore me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para se të hyni në territorin e vendit tonë dhe të paraqisni një deklaratë personale të kompletuar të dhëna për vendbanimin dhe periudhën e qëndrimit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje sqaroi se një vendim i këtillë është marrë pas shqyrtimit të situatës epidemiologjike në vendet e rajonit dhe në pajtueshmëri me informatat e marra nga autoritetet shëndetësore në këto vende.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button