Përleshje mes shqiptarëve dhe turqve në Vienë

Katër persona janë plagosur nga armët e zjarrit, në një konflikt fizik që kishte shpërthyer midis shqiptarëve dhe turqve në lagjen Vienë – Ottakring, në kryqendrën austriake.

Policia ka regjistruar rastin, duke theksuar se konflikti ka ndodhur për shkak të konkurrencës midis dy grupeve në biznesin e klubeve të natës dhe klubeve erotike. Në mesin e të plagosurve janë dy turq, një serb dhe një person tjetër me identitet të pazbardhur. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke theksuar se ajo ka ndarë turmën që po përlesheshin vetëm përmes të shtënave me armë në ajër.

Policia,. Siç raporton  ina, në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm (9 mm dhe 7,62 mm). Dëshmitarët e rastit shpjegojnë se të dyja palët, të cilat u grindën mes vetes janë arratisur me vetura. Policia ka marrë në pyetje 15 persona për të zbardhur rastin, ndër ta edhe 8 shtetas nga Kosova. 

Lajme të ngjashme

Back to top button