Janë publikuar video-incizime nga takimi parazgjedhor Grujoski-Kovaçki në Inteligjencën Ushtarake

Katër video-incizime të cilat tregojnë një takim pas zgjedhjeve të vitit 2016-të të kandidatit për deputetet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki me ish agjentin Goran Grujevski, i cili tani është i arratisur në Greqi, por edhe me Zoran Ivanovin, ish drejtor i Agjencisë për Kundërzbulim, janë publikuar mbrëmë në Youtube në kanalin me emrin “MVRO ARM”, njofton Portalb.mk.

Në incizime mund të shihen dy automjete të cilët arrijnë në rrethin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku është i vendosur kundërzbulimi ushtarak, shef i të cilit gjatë atij momenti ka qenë koloneli ushtarak, Dragan Kovaçki.

Nga automjetet dalin tre persona, të cilët më pas hyjnë në hapësirat e kundërzbulimit ushtarak. Personi i tretë, sipas të gjitha gjasave është shoferi i Grujevskit, duke e pasur parasysh në pyetjen që vendoset nën incizimet: “Çfarë vendosi në bagazh shoferi i Grujevskit pas takimit me Kovaçkin?”.

Në incizimin e tretë shihen tre vizitorë të Kovaçkit të cilët dalin nga një prej zyrave me edhe një tjetër dhe e lëshojnë objektin. I pari del shoferi.

Në incizimin e fundit, shoferi vendos diçka në bagazhin e automjetit dhe të gjithë largohen nga rrethi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas datës, e cila shihet në incizime – të cilat sipas të gjitha gjasave janë bërë nga kamerat e sigurisë, takimi ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2016-të, gjegjësisht nëntë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016-të ose dy javë pasi që PSP e ka hapur hetimin për përgjimet masive me emrin “Target” (më vonë i bashkuar me lëndën “Fortesa”), në të cilën njëri prej të dyshuarve ishte Goran Grujevski, ish epror i Drejtorisë së Pestë të Policisë Sekrete.

Ai bashkë me Nikolla Boshkoskin, janë arratisur në Greqi, gjykata e të cilës refuzoi t’i ekstradojë. Boshkoski është gjendur edhe në listën e organizatorëve të ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit 2017-të. Megjithatë, ai dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski tani për tani janë të përjashtuar nga gjykimi, pasi që nuk janë të kapshëm për drejtësinë në vend.

Kovaçki, ishte në fokus të opinionit kur VMRO-DPMNE, përpara fillimit të vitit të kaluar, e propozoi për ministër të Punëve të Brendshme të Qeverisë teknike. Megjithatë, ai nuk ishte propozim i pranueshëm për LSDM-në, për shkak se shërbimi ushtarak nuk e ka lejuar kriterin kushtetues sipas të cilit ministrat e Punëve të Brendshëm dhe të Punëve të Brendshëm duhej që të jenë persona civil së paku tre vjet përpara zgjedhjes në funksion. Për atë, VMRO-DPMNE si propozim alternativ e dha ministrin aktual të MPB-së, Naqe Çulev. Kovaçki në mars të këtij viti u kandidua për deputet në listën e koalicionit opozitar VMRO-DPMNE, në Njësinë Zgjedhore 3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button