Kanë vazhduar protestat në Beograd, protestuesit rrëzuan gardhin para parlamentit

Mbrëmë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë vazhduar protestat që filluan të martën, ndërsa protestuesit rrëzuan gardhin para parlamentit serb dhe u përpoqën të hynin, por policia i ndaloi duke përdorur gaz lotsjellës, raporton Anadolu Agency (AA).

Disa mijëra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Serbisë, të udhëhequr nga liderët e opozitës Aleanca për Serbinë (SZS), për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër qeverisë.

Protesta Beograd, Photo: AA

Gazetari i AA-së raportoi se protestuesit rrëzuan gardhin përpara parlamentat dhe më pas u përpoqën të hynin, por policia ndërhyri me gaz lotsjellës.

Protestuesit gjithashtu mund të shiheshin duke hedhur shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera në drejtim të policisë.

Protesta Beograd, Photo: AA

Gjatë protestës në Beograd,  u sulmua aktori serb dhe presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Sergej Trifunoviq, i cili pësoi lëndime në kokë.

Kujtojmë se qytetarët, së bashku me liderët e SZS-së, u nisën nga një lokacion pranë Fakultetit Filozofik për të shkuar drejt vendit ku gjendet Kuvendi i Serbisë.

Protesta Beograd, Photo: AA

Ata u mblodhën para parlamentit, por zona rreth parlamentit është rrethuar dhe ruhet nga forcat e policisë.

Arsyeja e protestës së të martes ishte njoftimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se një ndalesë e lëvizjes do të rivendoset për shkak të përhapjes së koronavirusit. Gjatë protestave të së martes, 23 persona u arrestuan dhe 43 policë u lënduan.

Protesta Beograd, Photo: AA

Vuçiq të mërkurën deklaroi se me shumë mundësi nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes, por kjo nuk i ndaloi qytetarët që të vazhdojnë protestën.

Trafiku në rrugët pranë vendit të protestës është pezulluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button