Konfliktet me profesorët, nxisin disa nxënës të mësojnë më shumë?

Periudha e adoleshencës është një ndër periudhat më të ngarkuara të jetës andaj dhe në këtë moshë ka shumë konflikte mes nxënësve dhe profesorëve, thonë sociologët. Por, çuditërisht kjo nuk duhet parë si diçka negative sepse, sipas tyre, konfliktet në rastin e nxënësve të shkëlqyeshëm nxisin ata të punojnë më shumë.

“Më shpesh ne konflikt me arsimtarët janë nxënësit e dobët dhe ato që janë më çapkën, konflikti te ata nuk bën shumë përshtypje dhe nuk ndikon tek suksesi i tyre as për pozitivitet por as për të kundërtën”, thotë pedagogu i gjimnazit Kiril Pejçinoviq Bexhet Kamberi.

“Por, ndryshon raporti me nxënësit të cilët janë me sukses të mirë. Ato rrallë hynë në konflikt me arsimtarët por gjithmonë rezulton për pozitivitet, ato mundohen që të mësojmë edhe më shumë që t’ia ‘mbushin’ mendjen arsimtarit se ato janë të suksesshëm. Konflikti në këto raste ka efekt orientues” thekson Kamberi.

Nxënësi SH.D thotë se motivohet të mësojë më shumë kur mbi të është vënë një presion nga ndonjë arsimtar, që sipas saj i duket që “nuk e do”për shkak të flokëve të tij të gjata.

“Shpesh bie në konflikt me arsimtarët në moshën e thyer, sepse unë i dua dhe i mbaj flokët e gjata. Këto zënka unë i kapërcej duke mësuar sa më shumë, që t’i bind arsimtarët se gjatësia e flokëve nuk më pengon që të jem i suksesshëm në mësime” thotë për Portalb nxënësi me notë mesatare 5.0 Sh.D nga gjimnazi “Kirl Pejçnoviq”

Psikologjia Shpresa Qamili nga shkolla fillore “Dervish Cara” në fshatin Pallçisht, thotë se adoleshentëve me shpirt konkurrencial u shtohet vullneti për të mësuar atëherë kur janë në konflikt me arsimtarët ose me shokët ose shoqet e klasës sepse sipas saj, stimulohen për të mësuar më shumë që t’i bëjnë ballë konfliktit me nota të shkëlqyera. 

“Por sidoqoftë, profesorët duhet të jenë më kujdesshëm dhe t’i evitojnë konfliktet me nxënësit. Sepse nuk ndodh kështu tek nxënësit me sukses të ulët, andaj është e vështirë puna me ta,  ka rrezik që konfliktet të kenë edhe funksion dezorientues dhe të mbylljes në vetvete” apelon Qamili. /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button