Cakaj në Kopenhagen: Flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës valëviten pranë njeri-tjetrit

Në kuadër të përfaqësimit me ambiente të përbashkëta diplomatike dhe konsullore nëpër botë, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar selinë e përbashkët të Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës Konsullore të Republikës së Kosovës në Kopenhagen.

Sipas Cakaj, flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njeri-tjetrit, atje ku Përfaqësia e Shqipërisë dhe Zyra Konsullore e Kosovës, ndajnë të njëjtën hapësirë, transmeton Telegrafi.

“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë”, thekson Cakaj.

“Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë”, shprehet Cakaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button