Gucati: Thaçi do të dalë i pafajshëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të kthehet i pafajshëm nga akuzat e pabazuara të Prokurorisë Speciale, ku është ftuar të paraqitet të hënën.

Gucati përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Thaqi ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër shembujt e rrallë në botë me bashkluftëtaret të shumtë të UÇK-së që i treguan botës se si luftohet dhe mbrohet atdheu nga një armik barbar, transmeton Telegrafi.

“Asnjëherë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë frikësuar dhe nuk kanë ngurruar të përballen me drejtësinë si atë vendore por edhe ndërkombëtare, si gjithë luftëtarët e tjerë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi do të dalë i pafajshëm kundër akuzave të pabaza dhe të pa qena që po iu bëhen atij dhe shumë ish luftëtarëve të UÇK-së”, shkruan ai.

“Ne kemi qenë viktima dhe kemi bërë luftën tonë për liri atë edhe çka na ka takuar të luftojmë për atdheun tonë të dashur, Hashim Thaqi një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një ndër shembujt e rrallë në botë me bashkluftëtaret të shumtë të UÇK-së që i treguan botës se si luftohet dhe mbrohet atdheu nga një armik barbar të cilët përdorën çdo mjet të dhunës për të na persekutuar dhe shfarosur nga toka jonë Kosova, të gjithë shqiptarët ku do që janë ndihen krenar me ju Hashim Thaqi dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për luftën e bërë për shtetin e Kosovës, nuk ka asnjë gjykatë që mund të gjykojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtareve të saj”, shkruan Gucati.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button