Davutoglu: Siria mbyt brutalisht popullin e vet

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu e akuzoi Sirinë se zhvillon “luftë brutale” kundër popullit të vet dhe bëri thirrje që gjatë mbledhjes së Këshillit të KB-së për të drejta të njeriut në Gjenevë, fajtorët të dalin para drejtësisë. Britania e Madhe dhe Zvicra i bënë thirrje Këshillit të sigurisë të KB-së që t’ia dorëzojë rastet e krimeve luftarake në Siri, Gjykatës penale ndërkombëtare. 

“Regjimi sirian e humb legjitimitetin e tij. Ai më nuk menaxhon. Ai mbijeton me represione, terror dhe gjakderdhje”, deklaroi Davutoglu. Sot regjimi zhvillon luftë brutale kundër popullit sirian me numër të madh të bombardimeve dhe sulmeve me raketa “Skad” në rajonet urbane”, theksoi ai. 

Davutoglu tha se torturimi i të burgosurve në Siri është sistematik. Sipas të dhënave të KB-së në Siri deri më tani janë vrarë mbi 70.000 persona. 

Mbi 900.000 refugjatë sirianë janë në vendet fqinje, nga të cilët rreth 185.000 janë të sistemuar në 17 kampe refugjatësh në Turqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button